Inflacioni zemëron francezët, thirrje për grevë kombëtare

Eiffel Tower or Tour Eiffel aerial view, is a wrought iron lattice tower on the Champ de Mars in Paris, France

Jeta në Francë rrezikon të paralizohet, ndërsa një sërë sindikatash kanë thirrur grevë kombëtare në transport. Synimi është të kapitalizohet zemërimi ndaj inflacionit rekord e për ta zgjeruar aksionin industrial që nisi në rafineritë e naftës dhe sektorë të tjerë.

1 në 2 trena rajonalë nuk janë në shërbim atje, si dhe janë prekur po ashtu edhe shkollat.

Operatori publik francez i hekurudhave, SNCF tha se trafiku në lidhjet rajonale ishte reduktuar me 50 përqind, por se nuk kishte probleme të rëndësishme në ato kombëtare. Krerët e Sindikatave shpresuan që punonjësit do të motivoheshin nga vendimi i qeverisë për të detyruar disa prej tyre të kthehen në punë në rafineri, pas problemeve të mëdha në zinxhirët e furnizimit me naftë në veri dhe rajonin e Parisit. Vendimi u kritikua nga disa si shkelje e të drejtës për grevë.

Reklama e sponzorizuar

Por një sondazh i kompanisë Elabe, tregoi se vetëm 39 përqind e publikut e mbështeste thirrjen e së martës për grevë, me 49 përqind që e kundërshtuan.

Greva e punonjësve të rafinerive po rezulton një prej sfidave më të mëdha të presidentit Emanuel Macron që prej rizgjedhjes në muajin maj.

Teksa tensionet në ekonominë e dytë më të madhe të Europë-zonës janë rritur, greva po përhapet në pjesë të tjera të sektorit të energjisë, përfshirë gjigandin bërthamor EDF, ku punimet e mirëmbajtjes do të shtyhen.

Grevat zhvillohen teksa qeveria pritet të miratojë buxhetin e vitit 2023, duke përdorur fuqi të veçanta kushtetuese që do ta lejonin të anashkalonte votimin në parlament.

Mijëra vetë dolën në rrugët e Parisit të dielën për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Lideri i së majtës ekstreme Jean Luk Melensho marshoi krah fitueses së çmimit Nobel për letërsinë Annie Ernaux. /A2CNN/