Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka shitur 10 mijë megavatë energji për periudhën 26 deri në 29 nëntor me çmim mesatar rreth 260 euro.
4800 megavat janë shitur me çmimin 247 euro, ndërsa 5200 të tjerë me çmimin 285 euro për megavat. Të ardhurat e arkëtuara nga këto shitje shkojnë në 2.6 milionë euro.
Ky është tenderi i tretë radhazi i hapur nga KESH për shitje energjie pas reshjeve të shiut të fundjavës së kaluar, që çoi në mbushjen e digave në Koman dhe Vaun e Dejës.
Në dy tenderat e parë, KESH ka shitur rreth 20 mijë megavat energji, ndërsa ka depozituar në Kosovë 600 megavat të tjerë.
Arkëtimet nga shitjet e energjisë në tre tenderat e fundit shkojnë mbi 6 milionë euro.