Kurti për koeficientin e pagave: S’po mbahet fshehtë, po përllogaritet

Kryeministri Albin Kurti u pyet edhe sot se pse s’po bëhet publik koeficienti për pagat.

Para gazetarëve, Kurti tha se ai është ende duke u përllogaritur, derisa tha se kjo do të bëhet brenda muajit.

Reklama e sponzorizuar

“S’ka asgjë këtu që mbahet fshehur. I takon administratës publike, që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ta sjellë këtë përllogaritje sa më parë. Ajo që dihet është se buxheti i gjithëmbarshëm është se 745 milionë euro”.