Sipas Shalës, këto mjete financiare janë ndarë për paga dhe mëditje për dy muajt e fundit të vitit të kaluar.
Ai thotë se ky vendim u mor me qëllim për të arsyetuar një vendim të Bordi të AKP-së.
“Si rezultat i lojërave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrur nga Bordi i AKP-së”.
Reagimi i plotë:
Ministri Hekuran Murati me vendim të veqantë i ndanë AKP-së 757.802 euro për paga dhe meditje, për muajt Nëntor-Dhjetor 2022
Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrur rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave.
E vërteta del që AKP gjatë tërë vitit 2022 kanë realizuar pagat e njejta, pa i zbritur ato fare.
Si rezultat i lojrave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrur nga Bordi i AKP-së.
Bordi i AKP-së po vazhdon shitjen e aseteve nacionale, me të njejtën metodologji, me të njejtën praktikë, pa ndryshuar asgjë nga praktikat e kaluara.