Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka thënë se synojnë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kroacinë.
Këto deklaratë, Hajdari e dha gjatë Forumit Ekonomik Kosovë-Kroaci.
Kosova dhe Kroacia kanë raporte të ngushta politike, si dhe raport ekonomik.
Hajdari ka thënë se themelet e bashkëpunimeve Kosovë-Kroaci janë të kahershme.
“Ky forum kontribuon në synimin tonë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e raporteve biznes-biznes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë pasi të dyja vendet kanë një potencial për më shumë shkëmbime tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik”, ka deklaruar ajo. /Express/