Përmbytjet në Kosovë përveç dëmeve në objekte, një dëm të konsiderueshëm e kanë sjellur edhe në tokat bujqësore.
Profesori universitar Imer Rusinovci thotë se reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellurat.
Ai ka thënë se dëmet më të mëdha do të shkaktohen në ato vende ku uji nuk ka mundësi të rrjedh nga sipërfaqja e mjellur.
“Pa mëdyshje që vërshimet kanë atakuar edhe sipërfaqe kultivuese me grurë që kanë qenë të mbjellura në vjeshtë të cilat dëmet kanë me qenë të konsiderueshme varësishtë nga afati se sa qëndron uji mbitokësorë sepse përderisa ai qëndron më gjatë pamundësohet asfiksia ose pamundësia e frymëmarrjes dhe normalishtë që dëmet janë të shkallëve të ndryshme. Mendoj se shpejtë komunat e caktuara në kombinim me nivelin qëndrorë do të dalin me një raport për shkallën e sakt të dëmeve që kanë ndodhur në regjione të caktuara. Në regjionet që kanë ekspozicion të rrafshtë dhe nuk kanë mundësi fare për ekspozicion të pjerrtë ku ngelë dhe grumbullohet uji stagnues tek të njejtat dëmet kanë me qenë më të mëdha”, ka thënë ai për FaktePlus.
Rusinovci konsideron se Kosova duhet të ketë një fond emergjent për kompensimin e dëmeve në bujqësi.
“Kosova ka nevojë dhe është kërkesë immediate që të krijojë një fond emergjent për fatkeqësi të silla siç janë vërshimet, thatësira që mund të kaplojë gjatë verës e të tjera, kun ë agronomi quhen “fatkeqësi elementare”, dhe pa mëdyshje që në situata të caktuara farmerët që janë atakuar dhe kanë dëme duhet të kompensohen në një far forme.
Përveç grurit ai ka konsideruar se dëmet mund të shkaktohen edhe në mbjelljet pranverore.
Ndër të tjera ka pohuar se për shkak të kushteve klimatike muajt në vijem mund të shkaktohen dëme ende më të mëdha kur kulturat bujqësore të ngrihen.
“Çfardo llojë ngrice që mund të paraqitet dëmet janë më të mëdha sepse bimet nuk kaliten sa dhe si duhet. Normal që dëmet janë shumë më të mëdha tek kulturat që janë mbjellur në vjeshtë por që nuk përjashtohet mundësia që janë dëmtuar edhe kulturat e tjera, siç janë serat, sepse nëse të njejtat kanë qenë ekspozicione të rrafshta normalisht që janë dëmtuar.”
Po ashtu ka treguar se në rast se të mbjellurat rrin në sipërfaqe të ujit mbi 6 ditë, në përjashtim të grurit ato duhet të ri-mbjellen.
E që në rastin e vërshimeve dëmin po e konsideron jashtëzakonishtë të lartë.
“Të gjitha regjionet që kanë një shkallë të caktuar të pjerrtësisë normalisht që dëmet do ti kenë më të vogla, dhe e kundërta. Nëse uji stagnues qëndron për 4,5,6 ditë, atëherë dëmet mund të jenë bukur të mëdha dhe ndoshta në sipërfaqe të tilla kultivuese që ka qëndruar me jave uji stagnues duhet të pasojë rimbjellja, kur flasim për kulturat pranverore, sepse rimbjellja e grurit është e pamundur.”
Në gjithë këtë situatë, sipas tij ky vit do të jetë vit i pasigurisë ushqimore në Kosovë dhe rajon.
“Një gjë është e vërtetë, pa ngitur shqetësim dhe panikë në popullatë që ky vit do të jetë vi I pasigurisë ushqimore për një pjesë të madhe të regjioneve botërore, përfshirë faktorë të ndryshëm, ndryshimet klimatike, krizën energjetike, posaqërisht shtrenjtimet enorme të repromaterialeve, konflikti Ukrainë-Rusi që është diku 12 deri 15 përqind e tregtimit botëror të ushqimit, por që Kosova nuk do të jetë në nivelin e Kandaharit, Eritresë, Banglladeshit, nuk ka nevojë për një shqetësim. Por që bujqësia duhet ta ketë dhe gëzojë tretmanin që e meriton, kjo nuk ka asnjë dilemë. Me rastin e balancimit të buxhetit I cili duhet të jetë I projeksionuar si I tillë që të koincidojë me zhvillim ekonomik përkatësisht të shtojë brutoprodhimin vendor. /FakePlus/