ZRRE paralajmëron sërish shtrenjtim të energjisë elektrike

Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) kanë paralajmëruar sot para Komisionit Parlamentar për Ekonomi shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023.

Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRRE-së, tha se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për këtë shqyrtim të tarifave. Mirëpo, ai nuk dha detaje se sa mund të shtrenjtohet energjia elektrike.

Reklama e sponzorizuar

Fejzullahu, ndër të tjera, tha se prioritet i ZRRE-së gjatë këtij viti është edhe rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë , por edhe tregu i përbashkët me Shqipërinë.