Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka vazhduar në këtë fillim të vitit trendin e rritjes së numrit të udhëtareve dhe fluturimeve. Kështu njofton Zyra për informim e Aeroportit, e cila tregon se vitin e kaluar kishte arritur shifrën 3 milionë udhëtarë.
“Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti ka shërbyer rreth 650 710 udhëtarë apo 104 815 udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përveç numrit në rritje mbi 19% në udhëtarë aeroporti ka shënuar edhe një rritje prej rreth 10 % në numrin e fluturimeve:, thuhet në njoftim.
Në këtë periudhë kohore, sipas të të njëjtit njoftim, kanë ateruar edhe kopani të reja ajrore me destinacion Gjermaninë dhe Slloveninë.