Shqipëri: Miratohen 3 centrale të energjisë me erë në Vlorë

Turbinat e erës

Qeveria shqiptare miratoi të enjten tre vendime të rëndësishme për ndërtimin e centraleve gjeneruese të energjisë elektrike nga era në qarkun Vlorë.

Tre centralet me kapacitete 3 MW dhe vepra ndihmëse, që nuk janë objekte koncesioni, ndodhen në Tragjas dhe Orikum.

Ata do të ndërtohen nga tre shoqëri: “A GREAT COMPANY”, sh.p.k; “NIKOLICA SKI RESORT”, sh.p.k. dhe “SUNTECH POWER”, sh.p.k..

Reklama e sponzorizuar

Sipas vendimeve përkatëse për këto tre ndërtime, koha për marrjen e lejes së ndërtimit, ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 36 muajve.

Afati i aktivitetit të prodhimit është 49 vite nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. /rtsh.al/