BE përgatit 100 milionë euro kompensim për fermerët e prekur nga importet e grurit ukrainas

Bashkimi Evropian ka ndarë 100 milionë euro kompensim për fermerët e pesë vendeve që kufizohen me Ukrainën, të cilat janë prekur nga rritja e importit të grurit.

Brukselit i është kërkuar të ndërhyjë dhe të gjejë një zgjidhje pasi Polonia dhe Hungaria ndaluan disa importe fundjavën e kaluar, të cilat do të ndiqen edhe nga disa vende të tjera të Evropës Lindore.

Masa erdhi si shenjë proteste kundër importeve të lira të produkteve ukrainase, të cilat u bllokuan për shkak të pengesave logjistike – duke i detyruar fermerët e pesë vendeve të konkurrojnë me çmimet, raporton skynews.

Reklama e sponzorizuar

Komisioni Evropian tha sot se do të marrë “masa parandaluese” emergjente për grurin, misrin dhe farat e lulediellit pas një ankese të përbashkët nga Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.

Një zyrtar evropianë tha se drithërat ukrainas do të hyjnë në vendet vetëm nëse do të eksportohen diku tjetër dhe masa do të jetë në fuqi deri në fund të muajit qershor.

Ndryshe, Ukraina është një ndër shtetet kryesore në botë të mbjelljes së drithërave. /Telegrafi/