KRU ‘Prishtina’ paralajmëron dy aksione për shkyçje, fton policinë t’i ndihmojë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se do të intensifikoj shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Sipas KRU-së, kjo po bëhet për shkak të mospagesave për shërbimet e ujësjellësit pasi borxhet ndaj shërbimeve të ujit janë mbi 45 milion euro.

“KRU-ja nga dita e nesërme do të intensifikoj shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve, për shkak të mospagesave për shërbimet e ujësjellësit kur dihet tashmë që borxhet ndaj shërbimeve të ujit janë mbi 45 milionë euro. Por jo vetëm, ngase nesër do i realizojmë dy shkyçje të mëdha, për arsye të tjera, për të cilat do njoftoheni”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

“Për shkak që mund të hasim në rezistencë për arsye se janë me ndjeshmëri më të madhe dhe më specifike, kemi ftuar edhe Policinë e Kosovës të asistoj në këtë proces jo të dëshirueshëm për ne, por kjo do bëhet pas shumë vërejtjeve tona që u kemi adresuar dy konsumatorëve të mëdhenj”, përfundon KRU-ja. /Telegrafi/