Oda Ekonomike e Kosovës ka dalë me një reagim pas zhvillimeve të fundit në vend.
Nga OEK, kanë apeluar që që të gjitha çështjet e hapura të negociohen përmes një dialogu të hapur, transparent dhe në kordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe që të mos preken bizneset vendore e ndërkombëtare, raporton Express.
“Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë të saj me zhvillimet e fundit që po prekin edhe zhvillimet ekonomike të vendit. Apelon te të gjitha palët për maturi dhe vëmendje për qytetarët e Kosovës dhe Bizneset vendore dhe ndërkombëtare qoftë si partner të bizneseve vendore dhe Investitor potencial në vendin tonë. Prandaj, OEK apelon që menjëherë të lirohen policët e Kosovës pa asnjë kusht”, thuhet në reagim.
Në fund të këtij reagimi, është kërkuar nga institucionet që bizneset të paralajmërohen paraprakisht për çfarëdo vendimi që merret e që prek bizneset, ashtu që bizneset të kenë kohë të përgatiten dhe të mbrojnë veten dhe konsumatorët nga masat që do të merren, duke e ndërlidhur me rastin e televizionit Klan Kosova.
Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë ia ka pezulluar dje certifikatën e biznesit këtij televizioni.
Siç thuhet në një njoftim të minsitrisë, me këtë rast ndaj televizionit është iniciuar edhe kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Nga ky televizion kanë thënë se janë njoftuar për vendimin nga Ministrja në orën 18:00 dhe se deri dje s’kanë pasur asnjë kontakt ose veprim nga ndonjë institucion i Republikës së Kosovës lidhur me çështjet për të cilat ministria ka ngritur dyshime.
Ndryshe, Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur thirrjen e Odës Ekonomike Gjermane për de-eskalim të menjëhershëm të situatës në veri të vendit.
Rodhe në një reagim në tëitter ka shkruar se dëmet shqetësuese të përspektivës ekonomike për Kosovën tashmë janë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj përballë komunitetit të biznesit.
“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm”, ka shkrua Rohde.
Reagimi i plotë:
Prishtinë, 15 qershor – Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë të saj me zhvillimet e fundit që po prekin edhe zhvillimet ekonomike të vendit.
Apelon te të gjitha palët për maturi dhe vëmendje për qytetarët e Kosovës dhe Bizneset vendore dhe ndërkombëtare qoftë si partner të bizneseve vendore dhe Investitor potencial në vendin tonë.
Prandaj, OEK apelon që menjëherë të lirohen policët e Kosovës pa asnjë kusht.
OEK gjithashtu apelon që të gjitha çështjet e hapura që mund të zgjidhen me dialog të negociohen përmes një dialogu të hapur, transparent dhe në kordinim të plotë me miqt tanë ndërkombëtarë që kanë mbështetur në çdo kohë Kosovën në këtë histori suksesi, që pa mbështetjen dhe ndihëm e tyre nuk do të ishim këtu në këtë nivel të zhvillimit ekonomiko-social të vendit tonë, prandaj apelojmë të mos preken bizneset vendore e ndërkombëtare.
Si dhe OEK apelon tek institucionet e Republikës së Kosovës që bizneset të paralajmërohen paraprakisht për çfarëdo vendimi që merret e që prek bizneset, ashtu që bizneset të kenë kohë të përgatiten dhe të mbrojnë veten dhe konsumatorët nga masat që do të merren.