Mali i Zi miraton dy projekte të mëdha fotovoltaike

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar kushtet teknike për dy projekte të mëdha fotovoltaike që do të ndërtohen në veri të vendit.

Njëri projekt ka kapacitet prej 240 megavatësh dhe do të ndërtohet në Nikshiq, ndërsa tjetri i emëruar Vuça ka kapacitet prej 123.6 megavatësh, dhe do të ndërtohet në Rozhajë, raporton Balkan Green Enery News.

Reklama e sponzorizuar

Projektet do të ndihmojnë Malin e Zi në tranzicionin energjetik. Vetëm njëri nga ta, projekti në Vuça me kapacitet prej 123.6 megavatësh, pritet të prodhojë rreth 219.9 gigavat orë në vit. Vlera e investimit në këtë projekt është rreth 200 milionë euro, informon Kosovo.Energy.

Duhet theksuar se gjatë vitit 2022, Mali i Zi ka zvogëluar TVSH-në në aktivitetet e shitjes, instalimit dhe importimit të paneleve solare, me qëllim të thithjes së investimeve.

/Kosovo.Energy/