Nëse do të jetësohen sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, bizneset kosovare do të përballen me humbje milionëshe, thonë prodhues të vendit të cilët eksportojnë mallrat e tyre.
Nijazi Musliu, përfaqësues i kompanisë “Eurometal” thotë se këto sanksione do të shkaktonin komplikime në shumë fusha.
Aplikimi i këtyre masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndaj qeverise se Kosovës, ku me tepër jemi te prekur ne ne sa sa qeveritaret qe ka me pas nje ndikim shume negativ. Dmth vet kontsktet tona me kompanite nderkombetare se Eurometali eshte nje kompani e cila eksporton 100% prodhimet e veta ne shtetet e Evropes, kjo ndikon se kontaktet e para kur kontaktojme, ata po pyesin si eshte gjendja ne Kosove? Nese ndodhin keto masa sigurisht se edhe neve na nderpriten edhe kontratat te cilat i kemi per vitin 2024 – 2025 dhe kjo do te thote qe ne medeomos jemi te detyruar qe punetoret tane ti lirojme nga vendet e punes dhe per kompanine tone ndeshkime milionshe se kontratat tona jane per 2024 – 2030 me ato kompani prandaj smundemi me vazhdu me kontratat e ardhshme.
Ministria e Ekonomisë ditë më parë konfirmoi se Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së, për Ballkanin, program i cili synon të përshpejtojë transformimin digjital të Evropës dhe të sigurojë financim për projekte në fushat e teknologjisë dhe inovacionit. Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se nëse këto sanksione do të vihen në praktikë, Kosova rrezikon të humbasë mbi 500 milionë euro projekte.
Mbetet ceshtje ditesh apo javesh se si do te rrjedhin ngjarjet politike dhe vendimet politike te qeverise se Ks per ato me u aktivizu dhe nese ato aktivizohen, atehere Kosova mund te hum mbi 500 milione euro projekte te cilat kapin projektet infrastrukturore, projektet publike te cilat jane te kycur kompanite vendore per t’i kryrer ato pune dhe kjo do te ndikoje edhe ne ramjen e fuqise per eksport,…. Nuk ka fushe qe nuk kemi nje mbeshtetje nga Komisoni Evropian nga fondet e ndryshme financiare boterore duke perfshire infrastrukturen sistemin e drejtesise, bizneset, ekonomine, IT, sherbimet shendetesore, arsimore dhe gjitha. Do te thote ne gjithmone do te kemi mbeshtejte ne forma te ndryshme dh kjo do te ndikoje qe ne te jemi vendi i pare ose pas lufte qe ne Ballkan dikush merr keso sanksione kaq te thella.
Njohës të çështjeve ekonomike përmendin disa dimesione ku do të ndikonin masat evnetuale të BE-së. Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, konsideron se këtë situatë mund ta zgjidhë vetëm dialogu.
E them ne aspektin ekonomik sepse vertet eshte imapkt negativ. Ndoshta ne dimesionin kohor afatshkurter jo, por pas dy muajve ose tre kater do te ndihen efeketet negativ. Eshte ngadalësuar procesi integrues, eshte nje dem i imazhit te Ks ne aspektin psikologjik, mirpo sot besoj qe nuk e kane te lehte kosovaret te jene komod me nje mase te tille spese dihet mire qe masat te tilla kane pasur vetem Rusia dhe Serbia dhe te futet Kosova ne nje liste te tille eshte demi me i madh qe i bohet. Prandaj besoj qe duhet te kuptohet dialogu nuk ka alternative, besoj qe duhet nje partneritet i mirefillite mes aktereve relevante ne Ks dhe definitivisht pratneritetit m SHBA.
BE dhe SHBA paralajmëruan Kosovën për sanksione shkaku i mospërfilljes së kërkesavetë tyre ndaj Qeverisë së Kosovës për shensonimin e situatëës në veri të vendit.