A MENDONI SE PAGUHENI SHUMË MË PAK SE SHEFI JUAJ?

CEO-të në Amerikë po paguhen 312 herë më shumë se punëtori i thjeshtë në kompanitë që ata udhëheqin.

Sipas një raporti të ri të Institutit të Politikave Ekonomike një OJQ jofitimprurëse, të ardhurat mesatare të CEO-ve të 350 firmave më të mëdha në SHBA u rrit me 17.6% në vitin 2017. Paga mesatare e tyre: 18.9 milionë dollarë.

Gjatë viteve 1978-2017, pagat e CEO-ve janë rritur plotë 1,070%, ndërsa ato të punëtorëve vetëm 11.2%. Kjo ka bërë që dallimi në kompenzim në mes të CEO dhe punëtorit të arrijë raportin 312 me 1.

Reklama e sponzorizuar

Çka mendoni ju për këtë?