Me rritjen aktuale ekonomike, Kosovës, por edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, ju duhen pesë dekada për ta arritur Gjermaninë në standardin e jetesës.
Kështu ka thënë Gallina Andronova Vincelette, Udhëheqëse për makroekonominë, tregtinë dhe investimet në Bankën Botërore, gjatë takimit joformal të liderëve rajonal në qytetin e Durrësit në Shqipëri.
“Të ardhurat për kokë banori në Ballkanin Perëndimor janë sa 28 përqind e Gjermanisë. Me ritmet e rritjes aktuale, do të duhen 5 dekada për të arritur standardin aktual të jetesës të Gjermanisë. Mundësitë e reja të rritjes janë të nevojshme për të përshpejtuar rritjen – dhe kjo kërkon tejkalimin e tregjeve kombëtare të vogla dhe të fragmentuara”, ka thënë ajo, shkruan në faqën e saj në facebook Banka Botërore në Kosovë. /Buletini Ekonomik/