PARADOKSI: POSTA E KOSOVËS E MBYLL VITIN ME HUMBJE, BORDI I NDAN VETES BONUSE

Është praktikë që bonuset të ndahen në rastet kur një ndërmarrje ka përformancë të mirë financiare. Por ky nuk është rasti me Postën e Kosovës.

Bordi i kësaj ndërmarrje ka marrë një vendim të çuditshëm në vitin 2016 duke i ndarë vetes bonuse, ani pse ndërmarrja e kishte mbyllur vitin me humbje.

Sipas raportit vjetor, ndërmarrja e mbylli vitin me rreth 2 milionë euro humbje, por Bordi ndau bonuse në vlerë 22 mijë e 800 euro, shkruan Buletini Ekonomik. Ndërmarrje kishte të hyra 12 milionë e 213 mijë euro, kurse shpenzime 13 milionë e 798 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

Nga bonuset përfituan Kryesuesi i Bordit, Halit Isufi dhe anëtarët Hysen Fazliu, Branislav Nikoliq, Rushan Ceku dhe Mejdi Xhokli. /Buletini Ekonomik/