SERBËT E VERIUT NUK I RAPORTOJNË LINDJET DHE VDEKJET TEK INSTITUCIONET KOSOVARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin e fundit mbi vlerësimin e popullsisë ka treguar se në institucionet në Kosovë mungojnë tërësisht të dhëna sa i përket lindjeve dhe vdekjeve në komunat veriore.

Serbët nuk raportojnë fare, dhe sipas të gjitha gjasave ketë e bëjnë tek institucionet në Serbi.

“Tek rastet e lindjeve dhe vdekjeve nga komuniteti serbë, një pjesë e tyre e konsiderueshme regjistrohet derisa, një pjesë e tyre (sidomos komunat në pjesën veriore të Kosovës nuk i regjistrojnë/raportojnë rastet e lindjeve dhe vdekjeve)”, thuhet në raportin e ASK-së “Vlerësimi i popullsisë 20017”, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

“Bazuar në shtimin natyror të komunitetit serb në pjesën tjetër të Kosovës dhe në regjion numri i rasteve të lindjeve dhe vdekjeve (të pa raportuara) pothuaj është i afërt (më një shkallë më të lartë të vdekjeve) por ASK-ja në këtë raport nuk ka bërë vlerësim për komunitetin në fjalë për rastet e pa raportuara (nën-rëgjistrim) pasi nuk ka devijim statistikor të shprehur e që nuk do të ndikon në të dhënat e vlerësuara në nivel komune dhe aq më pak në nivel vendi”, thuhet tutje në këtë raport. /Buletini Ekonomik/