TENDERI I ‘FRYRË’ I KOMUNËS SË KAMENICËS: E PAGUAN 1 METËR DRU 44 EURO

Komuna e Kamenicës ka paguar afër 44 euro për 1 metër dru në tenderin e shpallur për furnizimin e institucioneve arsimore e atyre shëndetësore me lëndë djegëse.

Ajo që bie në sy, sikurse edhe vitet e kaluara, është çmimi i lartë për meter kub që paguajnë institucionet komunale, krahasuar me çmimin që sillet në tregun lokal.

Reklama e sponzorizuar

Këto ditë Komuna ka publikuar kontraten e nënshkruar me SHPK Pylla, e cila do të furnizojë shkollat, QKMF-në dhe institucione të tjera komunale me dru.

Në total vlera e kontratës është 107 mijë e 875 euro.