Lajm i mirë për të gjithë udhëtarët nga Kosova. Aviokompania me kosto të ulët Wizz Air do të zgjerojë veprimtarinë e saj nga Prishtina me futjen e tri fluturimeve të reja këtë sezon të dimrit. Linja ajrore do të shtojë tri fluturime javore nga Memmingen duke filluar nga 30 tetori, nga Baseli më 20 nëntor, dhe nga Dortmund më 15 dhjetor. Të tri fluturimet do të mbahen të martën, të enjten dhe të shtunën me avionë Airbus A320.









