SI DO TË NDRYSHOJË RENDI EKONOMIK GLOBAL DERI NË VITIN 2050?

PricewaterhouseCoopers, një nga firmat më të mëdha të auditimit në botë, ka publikuar parashikimet e saj për ekonomitë më të fuqishme në botë deri në vitin 2050. Raporti, i titulluar “Pamja afatgjate: Si do të ndryshojë rendi ekonomik global deri në vitin 2050?” i rendit 32 vende nga prodhimi i tyre i brendshëm bruto i parashikuar sipas parimit ‘purchase power parity’ (PPP) (pariteti i fuqisë blerëse). PPP është përdorur nga makroekonomistët për të përcaktuar produktivitetin ekonomik dhe standardet e jetesës midis vendeve përgjatë një periudhe të caktuar kohore.

Sipas parashikimeve të PwC, SHBA do të zbresin në vendin e tretë në renditjen globale të GDP-së, ndërsa pjesa totale si përqindje e GDP-së së botës për 27 vendet e Bashkimit Europian (EU) mund të bjerë nën 10% deri në vitin 2050. /Buletini Ekonomik/