HARADINAJ EMËRON EDHE NJË ZËVENDËSMINISTËR NË MZHE (dokument)

Ish-drejtori për Planifikim Urban në Komunën e Mitrovicës, Sami Zeka është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ky është zv. ministri i pestë (5) në ministrinë e drejtuar nga ministri Valdrin Lluka.

Vetë Zeka e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi publik në rrjetin shoqëror “Facebook”.

“Nga sot, me propozim-emrimin nga subjekti i AKR-së, dhe me miratimin e z. Kryeministër Haradinaj, mora një detyrë pune me përgjegjësi të reja – atë të zv. Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)”, ka thënë Zeka.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se do të përkushtohet për ngritjet e sukseseve të MZHE-së, “e që besoj do reflektojnë pozitivisht në trendin e ngritjes së besueshmërisë në Institucionet e vendit tonë të përbashkët – Republikë e Kosovës!”.

Buletini Ekonomik ka siguruar CV-në e tash zv. ministrit të ri Zeka para se ky i fundit të punonte si drejtor i Planifikimit Urban në komunën e Mitrovicës. Zeka në CV të tij e cek se është një inxhinjer i arkitekturës.

Në CV-në e tij Zeka shkruan se: “Jam Analitik dhe kam aftësi Drejtuese dhe Afirmative, si për punën Profesionale, poashtu edhe në nivelin e përgjithshëm.” Për më shumë: “Kam interese të ndryshme jetësore, si në aspektin profesional poashtu edhe në sfera tjera, si sport, kulturë, foto, video-xhirime dhe montazhë, si dhe veprimtari tjera.”

Ju lëmë juve të vlerësoni se a është kuadri i nevojshëm për pozitën që është përzgjedhur. /Buletini Ekonomik