KOSOVARËT, MERAKLINJË NË ALKOOL E DUHAN

Brenda një viti kalendarik një familje në Kosovë i ka në dispozicion 7 mijë e 803 euro. Kaq është mesatarja e konsumit për ekonomi familjare e matur për vitin 2017 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Buletini Ekonomik.

Ndonëse pjesën më të madhe të këtij buxheti kosovarët e shpenzojnë në ushqim e veshëmbathje, megjithatë, keq nuk e lënë edhe me gjërat e luksit.

Ata del se janë konsumues të mëdhenj të alkoolit dhe duhanit.

Reklama e sponzorizuar

Saktësisht brenda vitit për alkool dhe duhan një familje në Kosovë shpenzon 344 euro.

“Në buxhetin e përgjithshëm të ekonomisë familjare në vitin 2017 alkooli dhe duhani marrin pjesë 4 për qind, apo 344 euro në vit. Alkooli dhe duhani në vitin 2017 ka pasur rritje në të gjitha grupet krahasuar me vitin 2016, 12 përqind në total, rreth 13 përqind në vendbanime urbane dhe në ato rurale 10 përqind”.

Sipas ASK-së, te duhanpirësit në vitin 2017, vërehet një rritje e lehtë e konsumimit te femrat. Përqindje e duhanpirësve të cilët konsumojnë 11 deri 20 cigare kanë pësuar një ndryshim të vogël gjatë viteve 2016-2017 te femrat dhe në total. /Buletini Ekonomik/