PUNËTORËT E POSTËS NUK PO I MARRIN PAGAT, PARALAJMËROJNË GREVË!

Punëtorët e Postës së Kosovës pritet të hyjnë në një grevë të përgjithshme, pasi që deri më tani nuk i kanë marr pagat.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Postës, Etrit Hoti. “Sot ose nesër do të hyjmë në grevë të përgjithshme, pasi që deri më tani punëtorët e Postës nuk i kanë marr pagat”, tha Hoti.

Gjithashtu, në muajin e kaluar punëtorët e Postës kishin hyrë në një grevë njëorëshe, si masë paralajmëruese për gjendjen në këtë kompani, por që e kishin ndërpresë pas një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për shpërndarjen e pagave.

Reklama e sponzorizuar