VENDIMI PËR RRITJEN E PAGAVE: JA SA I DOLI PAGA KRYEMINISTRIT DHE MINISTRAVE NË QERSHOR

Vendimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për rritjen e pagave kabinetit qeveritar, përveç pothuajse dyfishimit të pagave, pati edhe efekte retroaktive.

Kështu paga e qershorit kryeministrit, së bashku me zëvendëskryeministrat dhe ministrat, ju doli në mënyrë retroaktive, pasi vendimi ka vlejtur nga 1 janari 2018, shkruan Buletini Ekonomik.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, kryeministri Haradinaj në qershor mori pagë 11 mijë e 992 euro.

Reklama e sponzorizuar

Secili nga pesë zëvendëskryeministrat morën nga 10 mijë e 102 euro, kurse secili nga ministrat mori pagë prej 6 mijë e 380 euro në muajin qershor. /Buletini Ekonomik/