Zyrtare: Serbia nuk i ka bllokuar mallrat evropiane që kanë destinacion Kosovën

Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Ljajic, ka thënë se nuk do të bllokojnë mallrat që vijnë nga shtete te tjera të Evropës e që për destinacion kanë Republikën e Kosovës.

“Sigurisht që një gjë e tillë nuk është vërtetë. Duket që ata dëshirojnë që një e tillë të ndodh, për të krijuar një tollovi dhe për ta harruar atë se kush fillojë i pari dhe kush është më fajtori”, ka thënë minstri serb, shkruan N1.

Sipas tij Prishtina po tenton që të bind faktorin ndërkombëtar se se fajtori në këtë rast është i dyanshëm.

Reklama e sponzorizuar

Ai thotë se një vendim i tillë do të dëmtonte raportet e Serbisë me vendet e tjera të Evropës.

“Në rast se do të vendosnim diçka të tillë nuk do të kishim një problem me Kosovën, por me vendet e BE-së me të cilat kemi 65 % të tregtisë”, ka thënë Ljajic.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, ka thënë se nuk kanë ndonjë informacion për një vendim të tillë të Serbisë që ndalon mallrat nga Evropa që destinohen për Kosovën.