Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i energjisë” për TM3 2018. Sipas këtij raporti, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 (TM3 2018) u prodhuan rreth 1.63 mijë tonë thëngjill, kurse sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 178.4 GWh, ndërsa në hidrocentrale rreth 69.4 GWh, transmeton Koha.net.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018, Kosova ka importuar 169.3 GWh energji elektrike, ndërsa ka eksportuar 132.2 GWh energji elektrike.
Në tremujorin e tretë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 947.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2017), sasia e energjisë elektrike të konsumuar është ulur për 1.2 %.