“Ujë Rugove” reagon ndaj raportimeve për baktere në ujin e eksportuar në Maqedoni të Veriut

Korporata “Ujë Rugove” ka reaguar sot pas raportimeve në disa media për cilësinë e ujit të eksportuar në Maqedoninë e Veriut.

Ata kanë sqaruar se më datë 12 shkurt, gjatë një analize të bërë nga eksporti i një sasie të ujit në shishe plastike 1.5l në Maqedoninë e Veriut, është konstatuar se cilësia e ujit nuk i ka kaluar testet. Mirëpo, ata thonë se mostra në fjalë ishte pjesë e procedurës standarde të kontrollit kufitar para se produkti të hidhej në treg. Gjithashtu, sipas tyre, e njëjta mostër është testuar edhe njëherë pas kërkesës së vet Korportës dhe rezultatet e
analizës së dytë kanë konfirmuar se uji është i pastër, i pijshëm dhe pa asnjë problem
cilësor.

Reagimi i plotë: 

Reklama e sponzorizuar

Në lidhje me raportimin e bërë nga një agjenci e lajmeve në Maqedoninë e Veriut mbi
cilësinë e ujit tonë të eksportuar, dëshirojmë të sqarojmë dhe të japim një pasqyrë të
plotë të situatës.

Ujë Rugove eksporton produktet e saj në Maqedoninë e Veriut përmes distributorit të
autorizuar, Dauti Komerc. Para hyrjes në këtë treg, ne kemi kaluar një proces rigoroz
licencimi dyvjeçar, duke përmbushur të gjitha kërkesat burokratike dhe standardet e
vendosura nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Aktualisht, jemi në vitin e tretë të operimit
në këtë treg pa asnjë problem dhe me një standard të lartë cilësie.

Më datë 12 shkurt, gjatë një analize të bërë nga eksporti i një sasie të ujit në shishe
plastike 1.5l në Maqedoninë e Veriut, është konstatuar se cilësia e ujit nuk i ka kaluar
testet. Lidhur me mostrën e analizuar, dëshirojmë të sqarojmë se:

– Mostra në fjalë ishte pjesë e procedurës standarde të kontrollit kufitar para se
produkti të hidhej në treg

– Sipas legjislacionit në fuqi, pas një analize fillestare, ne kërkuam që e njëjta
mostër të testohej përsëri nga autoritetet përkatëse maqedonase. Rezultatet e
analizës së dytë konfirmuan se uji është i pastër, i pijshëm dhe pa asnjë problem
cilësor. Bashkangjitur e gjeni analizën e suksesshme te Institutit maqedonas të
certifikuar Food Lab që e vërteton këtë.

Uji Rugove i nënshtrohet kontrolleve të përditshme nga laboratori ynë i brendshëm, disa
herë brenda ditës – në mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje. Përveç kësaj, produktet
tona certifikohen rregullisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, duke
garantuar sigurinë dhe cilësinë maksimale.

Gjithashtu, Ujë Rugove eksporton produktet e tij në disa tregje ndërkombëtare, përfshirë
Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Gjermaninë, Zvicrën, Arabinë Saudite, Austrinë,
Anglinë, Amerikën, si dhe bazat ushtarake të NATO-s në Evropën Juglindore. Çdo
eksport i yni i nënshtrohet analizave strikte te AUVK (Agjensioi i Ushqimit dhe
Veterinarisë së Kosovës) si dhe analizave të shteteve respektive, ku çdo herë i ka
kaluar me sukses të gjitha testimet.

Për këtë arsye, çdo interpretim që vë në dyshim cilësinë dhe sigurinë e ujit tonë është i
pabazuar dhe i pavërtetë. Jemi të përkushtuar të ofrojmë vetëm produkte të sigurta dhe
cilësore për konsumatorët tanë, kudo ku operojmë dhe për këtë sigurojmë qytetarët që
asnjë shishe e ujit nuk hidhet në treg pa i kaluar të gjitha testimet laboratorike.

Analizat:

Uje1.5L – 220.02.25 0257-25

0257-25