Sami Halimi, punonjës me mbi 42 vite përvojë në NP Hekurudhat e Kosovës – Trainkos Sh.A., do të pranojë sot vendimin për largimin nga puna.
Djali i tij, pretendon se babai po i përjashtohet padrejtësisht nga puna.
“Prindi im, Sami Halimi, po përjashtohet nga puna pasi nuk pranoi t’i ndryshohet kontrata nga në kohë të pacaktuar në 3-vjeçare. Po ashtu, i është ndërruar vendi i punës duke u thirrur kinse ne rikunstuimin e ndërmarrjes që prapë të drejtë në ndryshimin e kontratës”, ka shkruar ai.
Sipas tij, vendimi për përjashtim vjen pas ndryshimeve të strukturës organizative të kompanisë, të cilat ai i kundërshtoi, duke u bazuar në këshillën e Inspektoratit të Punës dhe avokatëve që e konsideruan të paligjshëm këtë veprim.
Halimi, kishte filluar punën në hekurudha që në moshën 14-vjeçare duke zëvendësuar babanë e tij të ndjerë, ka kaluar gjithë karrierën në këtë ndërmarrje.
Postimi i djalit të tij:
Ju njoftoj po ashtu dhe ju ftoj që të hënën, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, ta shihni LIVE si prindi im përjashtohet nga puna në Train Kos (ish Hekurudhat e Kosovës) në moshën 58 vjeçare.
Prindi im është i punësuar që nga mosha 14 vjeçare, para luftës, duke zëvendësuar prindin e tij që në atë kohë ka ndërruar jetë i cili ka punuar si makinist .
Prindi im, Sami Halimi, po përjashtohet nga puna pasi nuk pranoi t’i ndryshohet kontrata nga në kohë të pacaktuar në 3-vjeçare. Po ashtu, i është ndërruar vendi i punës duke u thirrur kinse ne rikunstuimin e ndërmarrjes që prapë të drejtë në ndryshimin e kontratës.
Në konsultim me inspektoriatin e Punës dhe avokatin, na kanë rekomanduar që mos ta nënshkruajmë kontratën 3-vjeçare, pasi është jo e ligjshme që të ndryshohet nga kontrata e pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.
Për këtë, punëdhënësi ka marrë vendim që ta largojë babin tim, pas 42 vjetësh përvoje.
Prindi ka qenë ndër punëtorët me përvojën më të gjatë, gjithashtu i vlerësuar për punën e tij.
Ai, që nga mosha 14 vjeçare, vetëm këtë punë ka bërë dhe është i lidhur shpirtërisht e emocionalisht me të. Pas këtij vendimi, gjendja e tij emocionale është rënduar, dhe ju mund ta shihni live kur nesër, nga ora 13:00, në Fushë Kosovë, tek zyret e NP Hekurudhat e Kosoves, Trainkos Sh.A, do ta pranojë vendimin për largimin nga puna.
Bashkangjitur gjeni njoftimin për largim nga puna: