Drejtoresha e Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Sytrime Dervisholli ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket eksporteve të Serbisë e Bosnjës drejt Kosovës.
Sipas saj, vënia e taksës prej 10 për qind e ka përgjysmuar sasinë dhe vlerën e mallrave të importuara nga këto dy vende, shkruan Buletini Ekonomik.
“Sipas Doganës së Kosovës, pas vendosjes së taksës prej 10 për qind për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, eksportet nga këto dy vende janë për 50 për qind më pak. Përkthyer në shifra, ka 3 milionë euro më pak import nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, apo nëse merret në total atëherë ka rreth 50 për qind më pak import të mallrave për këto gjashtë ditë sa ka hyrë vendimi në fuqi”, ka shkruar Dervisholli në rrjetin social, facebook. /Buletini Ekonomik/