Koronavirusi prek 25 shtete, masat e Kosovës për t’u përballur me të

Për shkak të frikës se virusi mund të përhapet edhe më tutje shtete të ndryshme e po ashtu edhe Kosova kanë filluar të marrin masa për t’u mbrojtur nga ai

Organizata Botërore e Shëndetësisë më 30 janar ka shpallur gjendjen emergjente globale për shkak të koronavirusit. Numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 305, derisa rreth 12 mijë persona janë të prekur me të, shkruan gazeta Zëri.

Reklama e sponzorizuar

305 persona kanë vdekur nga koronavirusi, derisa rreth 12 mijë janë prekur me të, ku mbi 1 mijë e 700 persona thuhet se janë në gjendje të rëndë. Ky virus është përhapur në 25 shtete, duke përfshirë këtu Gjermaninë, Francë, Zvicrën e Vietnamin. Për shkak të frikës se virusi mund të përhapet edhe më tutje shtete të ndryshme e po ashtu edhe Kosova kanë filluar të marrin masa për t’u mbrojtur nga ai.