Evolucioni i Globalizmit

Gjatë përfundimit të shekullit të fundit kritikët e tregtisë dhe kundërshtuesit e liberalizimit të tregut patën arsye të shqetësohen se ekonomitë në rritje dhe zhvillim do të mbesin shumë më prapa sesa bota e zhvilluar. Por e kundërta ndodhi, dhe tani ne duhet të shqetësohemi për trajektoren e ekonomive të avancuara dhe tensionet e marrëveshjeve multilaterale.

Autori: Erik Berglöf

Pak libra akademik kanë pasur ndikim politik si libri i Joseph Stiglitz, Globalizmi dhe pakënaqësitë e tij. Së pari i publikuar në vitin 2002, përnjëherë u bë një senzacion ndërkombëtarë dhe i dha famë edhe më të madhe autorit, i cili vetëm se ishte laureat i çmimit Nobel për ekonomi. Të dhënat e librit ishin më se të vërteta për botën në rritje dhe zhvillim, vende në të cilat biletat për ligjeratat e autorit janë të shitura tërësisht. Pas pakënaqësive, globalizimi u bë proverb e të gjitha gjërave të dëmshme që ju ndodhën ekonomive në rritje dhe zhvillim nga tregtia globale dhe institucionet ndërkombëtare financiare.

Reklama e sponzorizuar

Vitin e kaluar, Stiglitz publikoi pjesën e dytë në të cilën ai i riqaset argumenteve të kaluara. Në librin Globalizimi dhe pakënaqësitë e tij, i rivizituar, ai na jep dy libra për çmimin e njërës: në tërësi është teksti origjinal, duke u pasuar me reflektime dhe mendime me atë se çka ka ndodhur që nga ajo kohë.

Është e vështirë ta kuptosh se sa shumë ka ndryshuar bota gjatë 16 viteve të fundit. Mjafton të thuash se pakënaqësitë e saj – dhe kërcënimet që e shoqërojnë atë në nivel ndërkombëtar – tani kanë kaluar nga vendet në zhvillim tek ato të zhvilluarat. Së bashku me kontribuesit në debatin e globalizmit, Stiglitz na ndihmon të kuptojnë se pse gjërat nuk shkuan ashtu siç u prit, dhe si tani globalizmi do të zhvillohet në dekadën e ardhshme, veçanërisht nga perspektiva e ekonomive në rritje dhe zhvillim.

Libri origjinal është shkruar pas ngjarjeve katastrofale në tregun në rritje të Azisë dhe recesionit të thellë tranzicional në ish Unionin Sovjetik. Në atë kohë, debatet politike ishin zhvilluar në fund të viteve 1990 me lëvizjen anti globaliste, e cila arriti pikën kulminante me protestat e dhunshme në Konferencën Ministrore të Organizatës Botërore të Tregtisë në Seattle në vitin 1999.

Që nga atëherë, bota kishte ndryshuar fondamentalisht nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, dhe krizës financiare globale e cila filloi 10 vite më parë me kolapsin e Lehman Brothers. Përderisa tregjet Aziatike në rritje janë zhvilluar në mënyrë spektakolare, vendet e zhvilluara kanë pësuar stagnim, rritje të pabarazisë dhe trazirë të shpërndarë gjithandej në aspektin social e politik.

Borxh i këtyre zhvillimeve, edhe koalicioni anti globalist ka ndryshuar. Fundi i vitit 1990, mblodhi bashkë të gjithë ata të cilët shqetësoheshin për pabarazitë, ndikimin e marrëveshjeve tregtare në punë si dhe ata që merreshin me mbrojtjen e mjedisit. Treni i anti globalizmit në kohën e Donald Trump gjithashtu fokusohet në vende pune, tregti dhe padrejtësi. Por, Shtetet e Bashkuara tani janë më shumë në anën e humbësve përballë pjesës tjetër të botës, respektivisht Kinës, dhe mjedisi është tani problem dytësor.

PABARAZIA DHE PAKËNAQËSITË E REJA

Më parë në 2002, Stiglitz ishte më shumë i shqetësuar me efektet e globalizmit në distribuimin e të ardhurave dhe pasurisë në ekonomitë në rritje dhe zhvillim. Del që ai ishte një eksponent i hershëm i dy ndryshimeve fondamentale në ekonomi përgjatë dy dekadave të fundit. Së pari, ekonomistët i dhanë më shumë rëndësi impaktit të distribuimit të politikave ekonomike. Tanimë dihet që pabarazia thellësisht ndikon në politikë, dhe mekanizmat për kompenzimin e “humbësve” të rezultateve ekonomike pas këtij fakti rrallë punojnë në praktikë.

Pabarazia e rezultateve dhe e shanseve që të dyja kanë rëndësi. Por pabarazia në shanse ka kosto ekonomike më të thella dhe direkte, sepse nënkupton që kapitali i vlefshëm human po shpërdorohet. Kjo qon në ndryshimin e dytë në ekonomi: ekonomistët tani fokusohen më shumë në proces, duke pranuar se njerëzit mund të jetojnë me rezultate të pabarabarta përderisa mekanizmat për determinimin e këtyre rezultateve konsiderohen të drejta.

Stiglitz tani pranon që ekonomitë në zhvillim – me disa përjashtime, kryesisht në Afrikë – janë duke bërë më shumë sesa është pritur në vitin 2002. HIV/AIDS është nën kontroll, pritshmëritë e jetës janë duke u rritur, dhe shtresa e ozonit është duke u këmbyer. Qytetarët e ekonomive në rritje dhe zhvillim kanë marrë përfitime signifikante që nga hapja e tregjeve të tyre për tregti dhe investime. Stiglitz qorton vetveten që nuk i ka theksuar këto efekte pozitive të globalizimit. Por më 2018, shqetësimi i tij kryesor ka kaluar nga mospërputhjet në mes ekonomive të zhvilluara dhe në rritje/zhvillim tek rritja e pabarazisë brenda shteteve – një trend i cili po e ulë përkrahjen për institucionet nacionale dhe multilaterale në botë.

Dy libra të shkëlqyeshëm na ndihmojnë të kuptojmë më mirë pabarazinë në të dy aspektet, brenda dhe në mes vendeve: Globalizimi i Pabarazisë  nga François Bourgugnon, një ish kryeekonomist në Bankën Botërore, dhe Pabarazia Globale nga Branko Milanovic, profesor i City University të Neë York. Secili nga ta grumbullojnë me kujdes të dhënat e disponueshme ekonomike në mënyrë që të tregojnë se si dy dimensionet e pabarazisë globale mund të riforcojnë apo zvogëlojnë njëra tjetrën.

Për pjesën e tij, Bourguignon rrëfen se si në mes 1820 dhe 1990, pabarazia globale (e matur me popullatë) është rritur drastikisht, duke arritur nivele më të larta se çdo vend tjetër. Por që nga viti 1990, dhe sidomos në mileniumin e ri, pabarazia globale ka rënë. Rezultati neto i kësaj është se pjesa e popullatës së botës që jetojnë në varfëri ekstreme ka rënë në vetëm 20%, sa ishte 70% një shekull më parë.

Kjo rënie në pabarazi në nivel global është udhëhequr kryesisht nga konvergjencat e shpejta ekonomike. Ky proces është riforcuar nga ajo që Milanovic e quan “Valët Kuznets” në mes vendeve – një fenomen në të cilën pabarazia rritet me pjerrësi të madhe karshi rritjes së shtyrë nga teknologjia, por eventualisht arrin kulmin dhe bie (kjo është metafora e valës).

Sa për 2018-ën, konvergjenca ende është e fortë, jo vetëm në Kinë, por në Azinë Lindore po ashtu. Përderisa valët Kuznets bien, pabarazia në mes vendeve do të vazhdoj të bie. Në të njejtën kohë, analiza e Milanovic sugjeron që pabarazia globale vetvetiu do të shpjegoj boshllëkun në mes ekonomive në rritje dhe zhvillim, më mirë se ajo në mes të botës së zhvilluar dhe asaj në rritje/zhvillim. Më saktësisht, ekonomitë e suksesshme Aziatike do të vazhdojnë të tejkalojnë shumicën e Afrikës.

Ndërkohë, ashtu siç ka treguar ekonomisti francez Thomas Piketty, pabarazia në mes ekonomive të zhvilluara ka vazhduar të rritet, ku 0.1-1% e familjeve grumbullojnë më shumë pasuri. Si shkak i teknologjive që zëvendësojnë fuqinë punëtore dhe rritjes së influencës së bizneseve të mëdha, pagat e klasës së mesme janë duke u ulur. Dhe kjo, nga ana tjetër, është duke nxitur një reagim të ashpër politik kundër globalizmit. Në mes referendumit Brexit të Mbretërisë së Bashkuar dhe zgjedhjes së Trump, këto “Pakënaqësitë e Reja”, siç i quan Stiglitz, vetëm se kanë pasur ndikim të madh në politikat globale sesa që kanë pasur ndonjëherë “Pakënaqësitë e Vjetra” të botës në zhvillim.

GARA E MADHE

Edhe pse pabarazia globale ka pësuar rënie si shkak i konvergjencës, disa vende me të ardhura mesatare që nga viti 2000 kanë arritur të marrin status të të ardhurave të larta. Si rezultat, politikëbërësit në shumë ekonomi në rritje/zhvillim kanë filluar t’i frikësohen të ashtuquajturës gracka e të ardhurave mesatare. Në realitet, ideja që vendet kanë tendencë të ngecin në një nivel të caktuar të ardhurash nuk përkrahet nga të dhënat. Megjithatë, qeveritë në vendet me të ardhura mesatare kanë të drejtë të supozojnë që të arrihet bota e zhvilluar do të kërkojë reforma shumë të mëdha në institucionet politike dhe ekonomike. Pyetja është nëse arritja e këtyre transformimeve a është bërë më e lehtë apo më e vështirë që kur për herë të parë janë paraqitur Pakënaqësitë.

Ka një arsye të mirë të mendohet se detyra e arritjes së ekonomive të zhvilluara me të ardhura të larta është bërë më e vështirë. Ekonomitë në rritje dhe zhvillim duhet tani të konvergjojnë më shpejtë se në të kaluarën, falë presioneve demografike dhe politike. Veç kësaj, qeveritë tani janë subjekt i kufizimeve mjedisore dhe sociale më shumë se sa që kanë qenë më parë. Shumë prej tyre janë të cituara në Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara, që përfshijnë 17 Synime të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe 169 caqe specifike për tu përmbushur përgjatë rrugës. Askush nuk është ulur dhe të përcaktoj koston apo ndikimin e Agjendës 2030 në rritje. Por komuniteti i botës duhet të bëhet bashkë të sigurojë që investimi i duhur të mos pengoj konvergjencën apo të çojë në nivele të paqëndrueshme borxhin në shumë vende në rritje dhe zhvillim.

Thënë këtë, të arrihet bota e zhvilluar mund të jetë bërë më e lehtë në një respekt të rëndësishëm. Në librin Konvergjenca e Madhe, e Richard Baldëin nga Graduate Institute, Geneva, tregon se si sistemi i prodhimit global ka kaluar nga tregtia në të mira dhe shërbime në tregti të informacionit, me korporatat multinacionale të cilat mundohen me çdo kush të ndalojnë pronën intelektuale të rrjedhë tek konkurrentët.

Analiza e Baldëin ka një implikim të rëndësishëm për qeverisjen e tregtisë globale dhe politikëbërjes së brendshme. Për ekonomitë në rritje dhe zhvillim, lajm i mirë është që ndarja e zingjirit të vlerave ka ulur apo eliminuar barrierat tradicionale për hyrje. Një vend më  nuk ka nevojë të prodhojë një veturë të tërë  që të jetë pjesë e industrisë globale të automobilave; mjafton të jesh një prodhues efiçient i një pjese të vetme, si fshirëse të xhamit apo i motorit.

Përkundër përpjekjeve të mëdha të multinacionaleve për të mbrojtur teknologjitë e tyre dhe informacionin e gjeneruar nga staza të ndryshme të prodhimit, spillovërat janë të pashmangshme, dhe vendet në rritje dhe zhvillim kuptohet se janë duke e dhënë maksimumin të përfitojnë nga to. Asnjë vend nuk ka qenë më i suksesshëm se Kina në eksploatimin e këtyre mundësive; por praktikisht të gjitha ekonomitë në rritje kanë integruar metoda prokurimi IP për politikat e tyre industriale.

Interesante, puna e fundit në patentim nga ekonomisti gjeograf Riccardo Crescenzi sugjeron që kompanitë lidere multinacionale janë shumë më mirë në parandalimin e rrjedhjes së IP sesa që janë kompanitë që i ndjekin hapat e tyre. Për ekonomitë në rritje dhe zhvillim, pra, ka shumë për tu përfituar nga tërheqja e këtyre firmave të nivelit të dytë.

Trendet tjera që nga viti 2002 janë ndryshimet gjeografike në prodhim dhe modele institucionale. Arkitektura globale financiare dhe tregita në të mira dhe shërbime janë bërë më të regjinalizuara, ashtu që vendet e Azisë Jugore tani tregtojnë më shumë me Kinën se sa me SH.B.A-të apo Europën. Intsitucionet regjionale të zhvillimit tani janë rritur në krah të Bankës Botërore; rrjetat regjinale të shpëtimit si Iniciativa Chiang Mai në Azi dhe struktura pas-krize në eurozonë kanë marrë hov nga fondi Monetar Ndërkombëtar; dhe insitucionet nacionale të zhvillimit si Banka Zhvillimore e Kinës dhe Banka Zhvillimore e Brazilit tani janë bërë më të rëndësishmë jashtë vendit sesa brenda.

MENAXHIMI I TËRË

Si mund ta përmirësojmë menaxhimin tonë të globalizimit? Në këtë pyetje, libri i ekonomistit të Harvard-it, Dani Rodrik, Paradoksi i Globalizimit mbetet ndoshta libri më provokues në këtë temë. Rodrik na jep një strukturë konceptuale të dobishme për ekzaminimin e gjendjes së tanishme të globalizimit. Në qendër të mendimit të tij është ajo që ai e quan “Trilema e Globalizmit”, e cila kap pamundësinë e kombinimit të sovranitetit nacional, integrimit të tregut, dhe demokracië autentike. Vendet mund të kenë njërën prej dyve, por kurr të trija. Një vend i cili është më i hapur për integrim të tregut në mënyrë të pashmangshme duhet të heqë dorë nga një shkallë e vet determinimit demokratik në mënyrë që të përputhet me rreugllat ndërkombëtare të tregtisë dhe institucioneve. Dhe vendet të cilat dëshirojnë ti bashkangjiten trupave demokratike multilaterale duhet që të heqin dorë nga një pjesë e sovranitetit.

Në këtë gjendje të globalizmit, shumë prej vendimeve të politikëbërjes janë bërë me sa duket nga përfaqësuesit e trupave nacionale të cilët ishin përgjegjës për gjendje të brendshme të vendit të tyre. Por me globalizim erdhi establishmenti me struktura supernacionale, duke filluar me institucionet Bretton Ëoods pas luftës së dytë botërore. Në terme të trilemës së Rodrikut, Bretton Ëoods përqafoi integrimin e tregut, por e mbajti vendimmarrjen në duart e qeverive nacionale. Që nga atëherë, institucionet multilaterale kanë arritur më shumë liri veprimi, edhe pse nuk janë të qeverisur demokratikisht. Ata janë të kontrolluar nga qeveritë e zgjedhura; por SHBA gjithmonë i ka dashur të drejtat e votës veto, alokimi i fuqisë ndër anëtarët e tjerë reflekton shumë në perspektivën e tyre pas luftës.

Pakënaqësitë origjinale, Stiglitz ishtë kritik i institucioneve multilaterale si Banka Botërore dhe FMN-ja për atë se =ka ai pa se ishte roli i tyre në dobësimin e ekonomive në rritje dhe zhvillim përmes programeve të “rregullimeve strukturore”. Por kritika e tij nuk ishte kryekëput me konceptin e multilaterizmit, ashtu si= dëgjojmë shpesh sot. Në fakt, Stiglitz shprehi shpresa të mëdha në këto institucione.

Pasi u paraqit libri i Stiglitz, Kemal Dervis, një ish ministër Turk i ekonomisë dhe zyrtar i Bankës Botërore, publikoi libirn Globalizim më i mirë, e cila ofron një analizë shumë informative dhe të gjërë që tregon eksperiencën e madhe të autorit. Ndër propozimet e ndryshme të autorit, ishte krijimi i Këshillit të Bashkimit Europian për Ekonomi dhe Siguri Sociale, dhe tregoi se si votimi i brendshëm mund të përmirësohet dhe të =ojë në institucione mulilaterale më legjitime.

Për fat të keq, jo edhe aq progres është bërë në agjendën e qeverisjes globale që nga atëherë. Të drejtat e votës janë rregulluar deri diku në Bankën Botërore, por SHBA ende ka fuqi që të bëjë veto për të gjitha vendimet, si dhe privilegjin e caktimit të presidentit çdo pesë vite. Ndërkaq, reforma qeverisëse në FMN ka qenë më e ngadaltë, duke nxitur ekonomitë në rritje të formojnë institutet e tyre si Banka Aziatike e Infrastukturës Investuese (BAII) dhe Banka e Re për Zhvillim.

Në mënyrën e saj modeste, BAII është duke krijuar valët e saj në mbretërinë e qeverisjes multilaterale. Aksionarët e saj, ndër to Kina, ka vendosur që të heq bordin rezident të drejtorëve ekzekutiv, kështu duke i dhënë më shumë fuqi vendimmarrëse menaxhmentit të bankës kështu duke nxitur më shumë kontakte direkte me qeveritë aksionare. Përmes BAII, bota në rritje ka dëshmuar se është në gjendje të lansoj institucionet mulitalterale shumë moderne.

ZHVENDOSJA E BALANCËS

Ende ka shumë punë për të forcuar ndikimin e ekonomive në rritje dhe zhvillim për çështjet të cilat i prekin direkt ata. Një çështje kryesore janë rrjedhja e kapitalit, e cila në mënyrë tipike buron nga bota e zhvilluar dhe shkakton kërdi në ekonomitë në rritje dhe zhvillim. Investitorët duke kërkuar fitimin më të madh lëshojnë në ekonomitë në rritje dhe zhvillim, duke rritur çmimet e aseteve, kështu duke shkaktuar kolapsimin e tregjeve.

Shumë vende kanë zhvilluar mjete për menaxhimin e këtyre rrjedhjeve, kështu duke u takuar me kritika nga OECD (e cila reprezenton kryesisht vendet e pasura) dhe FMN. Për tu siguruar, FMN ka zbutur qëndrimin e saj drejt kontrollit të kapitalit përgjatë kohës. Por siç argumenton Raghuram Raja, ish Guvernatori i Bankës së Indisë, procedurat e reja duhen që të sigurohet se qeveritë e ekonomive në rritje dhe zhvillim janë duke u marrë parasysh.

Marrëveshje të reja institucionale ndoshta duhen që të adresojnë pabarazinë. Milanovic tregon se tani për tani nuk ka institucione të cilat janë të fokusuar në këtë çështje.
Banka Botërore është e zënë me eliminimin e varfërisë dhe krijimit të prosperitetit në vendet me të ardhura të vogla dhe të mesme, por kjo jo në mënyrë eksplicite e përfshin edhe pabarazinë.
Përgjatë kohës së globalizimit, rritja ekonomike dhe ulja e varfërisë kanë qenë prioritetet kryesore të zhvillimit. Por ngjarjet e fundit në ekonomitë e zhvilluara i kanë dhënë një urgjencë të re çështjes së pabarazisë në mes vendeve, saqë “rritja inkluzive” tani është fraza kryesore në qarqet zhvillimore.

Një ndryshim i madh institucional që vetëm se ka ndodhur është rritja e rolit të G20 pas krizës globale financiare. Gjatë nxitimit për të mbledhur reagimet globale të krizës, agjendat ekonomike dhe zhvillimit ishin ricaktuar tek kjo ish trupë joaktive, duke reflektuar lëvizje tektonike në peshën relative të këtyre ekonomive në rritje dhe zhvillim.

Përgjatë dekadës së fundit, kapaciteti i G20 për të menaxhuar portfolion e saj zgjeruese ka qenë temë e shumë debateve. Dhënia e rëndësisë së G20 me të vërtetë u ka dhënë ekonomive në rritje dhe zhvillim vend në tavolinë. Por influenca e këtyre vendeve në vendimmarrje është limituar nga kapaciteti i tyre për të ofruar inpute të bazuara në fakte. Përderisa ekonomitë e avancuara vijnë në takimet e G20 me shoqëri të mëdha, vendet në rritje shpesh vijnë me pak. Duke u siguruar këtyre vendeve një rol më të madh në vendime të cilat prekin ata, nxit më shumë interes në rritjen e këtij kapaciteti.

Përkundër të gjitha inovacioneve intsitucionale që nga viti 2002, sulmet e administratës së Trump ndaj rregullit internacional të cilën SHBA dikur punoi shumë për ta përkrahur nënkupton që ekonomitë në rritje dhe zhvillim duhet të shqetësohen për qëndrueshmërinë e vetë sistemit multilateral. Përderisa shumica e vendeve preferojnë një sistem të përcaktuar me rregulla për qeverisje globale, natyra e këtyre rregullave dhe si ato janë shkruar sigurisht se kanë rëndësi.

NË FUND TË FUNDIT

Në fund të ditës, ka pak dyshim se ekonomitë në rritje dhe zhvillim janë më mirë sot sesa kur Stiglitz shkroi Pakënaqësitë. Dhe prapë, përderisa globalizimi ka kontribuar në rënien e pasojave të pabarazisë në nivel global, juria ende është skeptike në atë se tani a është më vështirë për vendet në rritje dhe zhvillim që ti zënë ekonomitë e zhvilluara. Roli i globalizmit në rritjen e pabarazisë në dy aspektet si rezultatet dhe shanset në vendet e zhvilluara është kontestuar, por zgjerimi i hendekut tani janë duke vënë në pikëpyetje besimin në institucionet nacionale dhe internacionale – dhe në vetë globalizimit.

Qartësisht, besimi në aftësinë e komunitetit internacional për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse multilaterale ka rënë. Ditët e Bretton Ëoods dhe Plaza Agreement, kur liderët e botës uleshin dhe mundoheshin të gjenin zgjidhje të problemeve të përbashkëta, duket se është larg. Në librin e këndshëm të Stephen D. King, Grave Neë Ëorld, këshilltari i lartë ekonomik në HSBC,  tregon disa fusha në të cilat kooperimi ende është i mundshëm, por, në përgjithësi konkluzat e tij janë pesimiste.

Ende në disa vrima dielli rrezon. Marrëveshja klimatike e Parisit, për shembull, është një tipar shumë inovativ dhe i jashtëzakonshëm i aksionit kolektiv. Në vend se të mundohen ti vendosin limite të emisionit me ligj, kjo vendos targete nacionale përmes monitorimit të përbashkët. Kjo është një qasje premtuese i mobilizimit të të vepruarit global. Thënë këtë, mbetet të shihet në qoftë se modelet e njëjta kryejnë punë në fusha të tjera.

Përforcimi i G20 si trup i qeverisjes globale u ka dhënë ekonomive në rritje dhe zhvillim një rol shumë më të madh në vendimmarrjen globale. Por reformat e procesit të vendimmarrjes nuk kanë arritur të mbajnë ritmin me rritjen e ekonomive në rritje. Në një rregull global të decentralizuar, vende si Kina kanë më shumë ndikim se sa kanë pasur, sidomos në regjionet e tyre. Por ndër institucionet globale, procesi i akomodimit të fuqive të reja është shumë i ngadaltë.

Një shenjë e mirë është se Grupi i Personave Eminent i Qeverisjes Globale Financiare i G20 i caktuar vitin e kaluar gjatë presidencës Gjermane të G20 për të ekzaminuar institucionet internacionale financiare si sistem. Ekonomitë e avancuara dhe në zhvillim kanë numër të barabartë të anëtarëve dhe kryetari, Tharman Shanmugaratnam, kryeministri i Singaporit, vije nga bota në zhvillim. Ky grup i raporton FMN dhe Bankës Botërore në takimin vjetor në Tetor.

Duke shikuar përpara, është e qartë se reformat e strukturave të qeverisjes globale duhet të kombinohen me përpjekje për të nxitur mundësinë e ekonomive në rritje dhe zhvillim që të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Qeveritë e këtyre vendeve kanë të drejtë kur shqetësohen për aksionet e ndërmarra të unilateraleve. Në qoftë se bota është duke ecur drejt një realiteti të ri bazuar në fuqinë e të fortit, vendet në rritje dhe zhvillim do të jenë humbësit më të mëdhenj. Ata tani kanë një interes urgjent që të ndihmojnë në krijimin e një mulilaterizmi multipolar dhe inkluziv – dhe kanë përfitime të mëdha për ta bërë këtë.

Për autorin:

Erik Berglöf, ish kryeekonomist në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, është Profesor i Ekonomiksit dhe Drejtor në Institutin e Çështjeve Globale, në London School of Economics and Political Science

Përktheu dhe përshtati: Besnik Rexhepi