Krahasuar me pagat e shefave të Qeverive në Ballkanin Perëndimor, del se kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka pagën më të lartë në rajon.
Bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga vetë Haradinaj, rroga e tij mujore do të jetë 2,950 euro.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1,700 euro.
400 euro pagë më të vogël sesa të Ramës e ka Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me 1,300 euro.
Kryeministri malazez Dusko Markoviq e ka pagën 1,130 euro, ndërsa Ana Bërnabiq, shefja e Qeverisë serbe paguhet vetëm 1,000 euro në muaj.