Koordinatorët e Haradinajt me paga marramendëse

Në mars të këtij vitit, në vazhdën e punësimeve të zëvendësministrave dhe këshilltarëve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj “shpiki” edhe një pozitë tjetër në Qeverinë e tij, atë të Koordinatorëve nacional, përcjell Buletini Ekonomik.

Besnik Tahirin e emëroi koordinator nacional për reforma shtetërore, djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Mendim Rugova, e emëroi koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit, kurse nënkryetarin e PDK-së Rexhep Hotin, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport.

Reklama e sponzorizuar

Por pagat që marrin këta zyrtarë janë më të mëdha se disa prej pagave të kyeministrave të rajonit. Ata paguhen secili nga 2 mijë euro. Kjo sipas listës me 100 pagat më të larta në institucionet shtetëore të publikuar nga Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në Puls të KTV-së. /Buletini Ekonomik/