KEDS fajëson KOSTT-in për ndaljen e rrymës

KEDS përmes një komunikate ka njoftuar se që nga ora 12:00 për shkak të rënies nga puna të nënstacionit të KOSTT-it, Prishtina I 110 kV, pjesa qendrore e Prishtinës është pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, KEDS ka thënë se po bëjnë maksimumin që t’i furnizojë konsumatorët nga linjat alternative.

Reklama e sponzorizuar

“Mbi 30 mijë konsumator, që përfshinë më tepër se 100 mijë qytetarë është e pamundur të kyçen. Nuk dihen ende shkaktarët e kësaj rënie. Për informata më të hollësishme rreth kësaj ndodhie dhe rikthimin në punë ju lutem drejtojuni KOSTT-it”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.