Sindikata e Zjarrfiksëve e ka protestuar sot, para objektit të qeverisë në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me pozitën e vështirë që e ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve në vend, posaçërisht me mos përmbushjen e premtimeve nga institucionet qe premtuan ne protestën e korrikut.
Ata përmes protestës kërkuan të rregullohet statusi i tyre juridik, të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente, te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave, të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës dhe të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë.
Protesta nisi nga parkingu i Pallatit te Rinisë duke defiluar këmbë sheshit “Zahir Pajaziti” deri te objekti i Qeverisë.
Edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka përkrahë Sindikatën së Zjarrfikësve lidhur me protestën.