Mediat serbe tmerrohen nga deklaratat e Edi Ramës

Mediat serbe janë tmerruar nga deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të bëra sot në Pejë. Portali “B92” ka raportuar për mbledhjen e dy qeverive, duke i theksuar fjalët e kryeministrit Rama për taksat: “100% në veri, 0% në jug”.

Kryeministri Rama tha se në gjashtë muajt e ardhshëm do të ketë tarifë zero mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe si duket kjo nuk iu ka pëlqyer mediave serbe. Ata janë befasuar nga deklaratat e Ramës, sepse thonë që ministri i tij kishte deklaruar javën e kaluar se është kundër taksës që Kosova ia ka vendosur mallrave serbe.

Kryeministri i Shqipërisë tha se vendosja e taksës nuk paraqet luftë tregtare, por është vendim politik i ardhur si reagim ndaj politikës iracionale të Serbisë ndaj Kosovës. Ai tha se Serbia nuk duhet të paraqitet si viktimë, sepse viktimë e kësaj politike është vetëm Kosova. Ai gjithashtu deklaroi se Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një sistem të unifikuar të doganave, shkruan Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar