Vuciq alarmohet nga taksa, mbledh ambasadorët në Beograd

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e taksës për produktet e Serbisë në 100 për qind, ka reaguar menjëherë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUNTIT, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Siç shkruan mediumi serb, Vuçiq, gjithashtu, ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas këtyre masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është marrë si kundërpërgjigje për kampanjën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.