Drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare në Vetëvendosje, Fatban Bunjaku, i ka bërë një analizë gjendjes së fundit në Telekomin e Kosovës.
Ai përmes rrjetit social facebook, ka shkruar se kontrata e Telekomit me Z-Mobile po e dërgon në humnerë ndërmarrjen publike, dikur më profitabilja në vend, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas Bunjakut, gati 60 për qind të resurseve të gjithëmbarshme të Vala-së shfrytëzohen nga Z-Mobile.
“Gati 60% të resurseve të gjithëmbarshme të Vala shfrytëzohen nga Z-Mobile që ka krejt-e-krejt më pak se 300.000 abonentë. Çka ngelet shfrytëzohet nga mëse 700.000 abonentët aktiv që i ka Vala vet”, ka thënë ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Shushunja e dalë përtej segmentit i gërryen Vala-s gati 60% të resurseve
Gati 60% të resurseve të gjithëmbarshme të Vala shfrytëzohen nga Z-Mobile që ka krejt-e-krejt më pak se 300.000 abonentë. Çka ngelet shfrytëzohet nga mëse 700.000 abonentët aktiv që i ka Vala vet.
Operatori virtuel i telefonisë mobile (VMNO) mbulon me shërbim segmente të tregut që operatori amë (MNO) nuk mund, apo nuk don të i shërbej.
Segmenti, sipas definicionit, është një drejtëz e kufizuar: nga pika A deri tek pika B. MVNO, kudo në botë, e kanë të kufizuar numrin e parapaguesve, ndonjëherë edhe zonën gjeografikfe ku shërbejnë, si dhe opertori amë ua kufizon mundësinë e shitjes nën kosto (perveç me leje e për interes të operatorit amë, gjatë periudhave, fushatave, zonave të caktuara, etj.)
MVNO është një “bijë” që MNO-së për operatorin “amë” edhe për llogarinë e vet e shërben një segment dhe ate qartë të definuar.
Në Kosovë, të dy operatorët e telefonisë mobile e kanë nga një virtual të vetin. Vala e ka Z-Mobile, kurse Ipko e ka D3-Mobile.
D3-Mobile, si VMNO e IPKOs, është segmentuar koxha mirë brenda qëllimit (apo zorrit) që Ipko ka pasur në lidhje me të.
Në anën tjeter, Z-Mobile, operatori virtuel i Vala, është një shushunjë e “e dalë segmentit”. Z-Mobile shet pako super-gjeneroze, pa kufizim të minutave e megabajtëve. Kësisoj, ky operator virtuel pamëshirshëm po ja gërryen resurset Vala-s.
Gati 60% të resurseve të gjithëmbarshme të Vala, edhe për shërbime zanore (voice) edhe për internet (data) shfrytëzohen nga ky operator virtuel që ka më pak se 300.000 abonentë. Pjesa tjetër e resurseve i mbetet abonentëve të Vala, që mumëron 700.000 abonentë aktiv!
Në këto kushte, oligarkëve prapa këtij biznesi, edhe po t’ua bënin dhuratë Telekomin hyzmeqarët e tyre që kanë në pushtet (e përreth), do të donin të vazhdonin kësisoj. Që thotë populli: “blej pa pare, shit me pare”.
Me rëndësi, javës së kaluar, gjyqësia jonë i nxorri të pafajshëm të gjithë akterët e kësaj pune. Me rëndësi që me letra e me zhurma të jemi në rregull.