Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka quajtur “buxhet elektoral”, buxhetin për vitin 2019.
Ai ka drejtuar kritika rreth ndajres së mjeteve prej 1 milionë e 200 mijë euro për OJQ-n “Ta pastrojmë Kosovën”, ndërkohë që janë ndarë vetëm 900 mijë euro për kontejnerët për komuna.
Në fjalën e tij gjatë seancës plenare e cila po vazhdon sot, Selmanaj theksoi se buxheti nuk ka fare të bëjë me zhvillim ekonomik, dhe as me trajtimin e kategorive të personave të cilët në Kosovë konsiderohen të varfër.
Ndërsa ka dhënë shpjegime për atë se çka e bënë buxhetin që tëketë karakter elektoral, pasi që jep mundësi që ky i fundit të përkthehet në votë.