Petritsch nga Beogradi: BE duhet të bisedojë me SHBA-të për Ushtrinë e Kosovës

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch tha sot se Bashkimi Evropian do të duhet të bisedojë me SHBA për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, në mënyrë që të gjejë një qëndrim të përbashkët mbi çështjen.

Petritsch u tha gazetarëve në Beograd se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë prioritet në çdo rast dhe se siguria në Kosovë tashmë është e garantuar nga forcat e KFOR-it.

Ai përkujtoi se NATO, për shembull, kundërshton mënyrën e formimit të ushtrisë siç është paralajmëruar nga Prishtina, por se kjo mbështetet nga SHBA.

Reklama e sponzorizuar

“Tani BE do të duhet të flasë me SHBA, të gjejë një gjuhë të përbashkët me NATO-n, dhe pastaj të bisedojë me Prishtinën”, tha Petritsch.

Kjo, siç thotë ai, është vendimtare për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe sigurisht kjo çështje nuk ndihmon në këtë moment.