Rahoveci ndalon fishekzjarrët për festat e fundvitit

Komuna e Rahovecit ka ndaluar shitjen e mjeteve piroteknike në periudhën e festave të fundvitit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka publikuar vendimin, sipas të cilit, nuk mund të ekspozohen për shitje mjetet piroteknike, shkruan Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

“Të dashur qytetarë, për shkaqe sigurie ju njoftoj me vendimin tim për ndalimin e hedhjes së mjeteve piroteknike në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Vendimi vlen për periudhën 15 dhjetor 2018 – 15 janar 2019.