“Rritja ekonomike në vitin 2019 do të jetë 4.2 %”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) sot ka organizuar konferencën përmbyllëse të fundvitit.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se rritja ekonomike në vitin 2018 ka qenë 4%.

“Faktorët që kanë ndikuar në rritjen ekonomike, janë sektori privat, publik dhe remitencat”, tha Mehmeti, raporton televizioni publik.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij rritja ekonomike në vitin 2019 do të jetë 4.2 %

Mehmeti foli edhe për tregun e sigurimeve.

“Ka zhvillime pozite në këtë treg”, tha ai. Po ashtu edhe sektori bankar, sipas Mehmetit ka pasur trend rritës.