TAKSA 100 %, ÇFARË MË PAS?

“Reciprocity is the recipe for prosperity “ – Një thënie që ndoshta më së miri mund ta shpreh atë se cfarë duhet të arrihet me taksën e vendosur javë më parë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosna&Herzegovina.

Lufta tregtare Kosovë-Serbi, shto këtu edhe Bosnjën, ka filluar që nga viti 2008 kur këto dy shtete nuk i njohën vulat doganore të Republikës së Kosoves pasi që deri atëhere Kosovës i referoheshin si UNMIK. Me2011 e kemi vendimin për reciprocitet nga Republika e Kosovës ku ndaloi të gjitha produktet nga Serbia kurse atyre nga Bosnja u vuri taksë 10 %, dhe u desh vetëm dy muaj që Serbia të njoh vulat doganore të Kosovës kurse Kosova të tërheq vendimin për ndalim të mallrave nga Serbia, respektivisht heqja e takses 10 % për Bosna&Herzegovinen. Katër vite më pas, Serbia nuk u’a njeh certifikatat ADR kompanive kosovare që importojnë derivate të naftës kurse gjysmë viti më pas vendoset masa e reciprocitetit edhe nga Qeveria e Kosovës.

Në korrik të këtij viti, Kosova u vendosi taksë mbrojtëse 30% prodhimeve bujqësore që vijnë nga Serbia, Maqedonia dhe Bosne&Herzegovina, taksë kjo shumë e nevojshme për prodhimtarinë tonë, por që tërhiqet vetëm pas 7 ditësh.

Reklama e sponzorizuar

Tani jemi dëshmitar të situatës së fundit të krijuar; fillimisht vendosja e tarifës 10 % dhe tanimë taksa 100 %, ku kjo e fundit erdhi edhe si pasojë e një lufte të egër në diplomaci, ku Serbia loboj fuqishëm kundër Kosovës për pranimin e kësaj të fundit në Interpol. Kjo taksë u cilësua si e padrejtë nga ana e tyre si dhe shkelje e Marrëveshjes për Tregti të Lirës – CEFTA.

Cfarë tani e tutje ?

Sa do të zgjasë masa nuk mund ta dimë, miëpo gjatë kësaj kohe duhet të merren parasysh vështirësitë dhe benefitet afatshkurtra dhe afatgjate për shtetin, prodhuesit, tregtarët dhe konsumatorët.

Ekonomikisht në aspektin afatshkurtër kjo masë tek prodhuesit do të jetë periudhë e artë e zhvillimit të tyre, mirëpo këtë kohë ata duhet ta shfrytëzojnë për ngritje të kualitetit, kapaciteteve prodhuese dhe distribuese, ngase jo gjithmonë do të kenë shansë të tillë. Tregu i qëndrueshëm krijohet atëherë kur përballen me gjithë konkurrentët me cilësi dhe cmim të arsyeshëm. Tek shteti kjo masë do të ndikojë në rritjen e të hyrave prej atyre kompanive që do të vazhdojnë të importojnë kurse në aspektin politik do të sherbejë si armë për negocim, ndërkaq tregtarët do të jenë ata më të prekurit në një periudhë afatshkurtër ngase do të bien volumet e importit nese janë importues të mallrave nga ato dy shtete. Të fundit, por jo nga rëndësia, konsumatorët do të mund të preken nga ngritja e cmimeve tek artikujt e caktuar, mirëpo, prapë se prapë, po flasim për 15 % të importeve dhe jo të gjitha janë produkte të pazëvendësueshme.

Në aspektin afatgjatë, prodhuesit nese arrijnë të bindin konsumatorët gjatë kësaj periudhe do të mund të stabilizoheshin dhe të zënë pjesën më të rëndësishme të tregut dhe do të shërbenin edhe si stimul për ndërrmarësit dhe tregtarët që ta zhvillojnë prodhimin. Shteti do ta forconte ekonominë dhe do të rritej bruto produkti vendor, ndërkaq tregtarët gradualisht do të zhvillonin partneritete të reja me shtete tjera të rajonit dhe më gjerë për të zëvendësuar importet nga Serbia dhe BeH por edhe për konsumatorët do të kishte ofertë të mjaftueshme dhe cmimet do të stabilizoheshin.

Çfarë duhet të synohet në aspektin politik ?

Faktori politik gjithmonë është faktori i parë i jashtëm që merret parasysh në aspektin ekonomik të një vendi, prandaj janë shumë të lidhura mes vete. Andaj si kusht kryesor që Republika e Kosovës duhet të synoj të arrijë në aspektin politik është rinegocimi i marrëveshjes së CEFTA-s dhe kjo jo vetëm për shkak të emërtimit ( Kosova-UNMIK ) por vetë aspektin ekonomik që duhet të përfitojmë nga kjo marrëveshje. Kujtojmë se në vitin 2007 kur Kosova ishte pranuar në CEFTA nuk kishte paraqitur një listë me produkte të cilat do t’i mbronte nëse do të paraqitej nevoja, sic kishin bërë shtetet tjera. Tani pas 11 vjetësh rrethanat kanë ndryshuar, prodhimi është shtuar dhe këta prodhues kanë nevojë për mbrojtje nga importi, andaj një rinegocim ku Kosova do të kërkonte asgjë më shumë se shtetet tjera pjesëmarrëse do të ishte një kërkesë mjaft legjitime dhe do të mundësonte që ato veprimtari prodhuese ku kemi potencial t’i identifikojmë dhe t’i mbrojmë.

Si konkluzion, për një periudhë afatmesme shteti i Kosovës përmes ndjekjes së politikave të duhura do të mund të mbronte se pari që ata prodhues që lëndën e parë e importojnë nga Serbia dhe BeH, t’jua rimbursonte këtë taksë deri sa këta të gjejnë lëndën e parë në shtete tjera (e preferueshme nga rajonipër shkak të transportit ), tregtarëve do të duhej që t’ju mundësoj lehtësira doganore të importit nga shtete tjera dhe natyrisht konsumatorët përmes monitorimit të tregut t’i mbrojë nga spekulantët dhe mungesa e ofertës.

 Leonard Hoti, Ekonomist