Aftësitë e njeriut që nuk mund t’i zëvendësojnë makinat

Mund të jetë e frikshme të mendosh për rolin e automatizimit në të ardhmen – por nëse je një llogaritar, sekretar ligjor, sigurues i sigurimeve, analist i kredisë ose ndonjë person tjetër në një punë me potencial të lartë automatizimi, do të ishte e kujdesshme të mendoheshit gjatë për atë që mund të ofroni përtej aftësive dhe kompetencave tuaja ekzistuese.

Pra, si mund të arrijmë sukses në të ardhmen në një botë ku edhe agjentët e pasurive të patundshme ka të ngjarë të jenë të automatizuar?

Filloni me ato që njihen si “aftësi të buta”. Këtu përfshihet aftësia për të komunikuar dhe punuar mirë me të tjerët, për të zgjidhur problemet dhe për të menduar jashtë ‘kutisë’, si dhe aspekte tjera të inteligjencës emocionale.

Reklama e sponzorizuar

Këtu janë disa aftësi që sipas ekspertëve duhet t’i keni parasysh në një botë që gjithnjë e më shumë po automatizohet:

1. Zgjidhja komplekse e problemeve

Është e vërtetë se një pasisje teknologjike (robot) mund të zgjidhë problemet që njerëzit nuk munden – por ekziston edhe ana tjetër e medaljes. Sidomos kur fjala është për industri të caktuara dhe ku problemet nuk janë të përcaktuara plotësisht, atëherë njerëzit mund të punojnë prapa për të gjetur një zgjidhje.

2. Mendimi kritik

Makinat po përmirësohen në aspekte të të menduarit kritik, por njerëzit janë ende në gjendje të lidhin, interpretojnë dhe imagjinojnë konceptet në një botë plot me paqartësi. Një avokat mund të përcaktojë pozicionin e saktë për të zhvilluar një rast për një klient, ose një marketer mund të kuptoj një mesazh gjithëpërfshirës që mund të rezonojë me konsumatorët.

3. Kreativiteti

Kreativiteti kërkon një shkallë të rastësisë intuitive që ende nuk mund të imitohet nga robotët. Pse një arkitekt e dizajnoi një ndërtesë në një mënyrë të caktuar, është e vështirë që të shpjegohet. Është cështje edhe e kreativitetit.

Aftësi tjera të buta për t’u marrë parasysh?

Menaxhimi i njerëzve, koordinimi me të tjerët, marrja e vendimeve, negocimi do të jenë të rëndësishme edhe në të ardhmen.

Marrë nga World Economic Forum
Në shqip nga Buletini Ekonomik