ÇKA ËSHTË ‘UNIVERSAL BASIC INCOME’?

‘Universal Basic Income’ (UBI) (Të ardhurat bazike universale) është një program ekonomik për ti dhënë të gjithë qytetarëve të një vendi ose të një zone të caktuar gjeografike një shumë parash, pavarësisht nga të ardhurat, burimet ose statusi i punësimit. Qëllimi i UBI është të parandalojë ose zvogëlojë varfërinë dhe të rrisë barazinë midis qytetarëve.

Sipas grupit të avokatisë “Basic Income Earth Network” (BIEN), parimi themelor i të ardhurave bazike është ideja që të gjithë qytetarët kanë të drejtë në të ardhura për mbijetes, pavarësisht nëse kontribuojnë apo jo në prodhim dhe pavarësisht rrethanave të veçanta në të cilat ata lindin. BIEN rendit karakteristikat e mëposhtme të përcaktimit të të ardhurave bazike: 

– Periodike: Shpërndahen si pagesa të rregullta, 
– Pagesa në cash: Shpërndahen si para cash dhe jo si kupona për mallra e shërbime,
– Individuale: Çdo qytetar (ose qytetar i rritur) e merr pagesën, dmth si individë e jo si familje,
– Universale: Të gjithë qytetarët marrin pagesën,
– Pa kushte: Përfituesit nuk janë të detyruar të demonstrojnë nevojën ose gatishmërinë për të punuar.

Reklama e sponzorizuar

Zakonisht, shuma përcaktohet për jetesë të individit, dmth. pagesa mjafton për të mbuluar nevojat bazike të individit, por jo e mjaftueshme për të siguruar asgjë më shumë.

Avokues të programit për të ardhura bazike janë personat si: Mark Zuckerberg, Elon Musk, etj. JU ÇKA MENDONI PËR UBI? A ËSHTË IDE E MIRË? 

/Buletini Ekonomik/