Paralajmërohet reciprocitet edhe në fusha tjera kundër Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar reciprocitet edhe në fushat e tjera kundër Serbisë. Kjo do të ndodhë nëse Serbia vazhdon të cenojë integritetin territorial të Kosovës, u shpreh Hoxhaj, shkruan Gazeta Express

“Taksën nuk e heqim por do të vazhdojmë me ide tjera kreative që i kemi e me to edhe mund të habiteni se cilat janë, tha Hoxhaj duke mos konkretizuar se cilat mund të jenë këto ide.

Reklama e sponzorizuar

“Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksën nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë, është deklaruar Enver Hoxhajn pas një takimi që kishte me zv.kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin.

Ndryshe, taksa e vendosur nga Kosova i ka kushtuar miliona humbje Serbisë. Nuk dihet nëse taksa do të hiqet, për shkak të presionit që SHBA-ja po i bën Kosovës për normalizim të raporteve me shtetin serb.