Për pak ditë, Serbia humbi 46.1 milionë euro për shkak të taksës 100%

Dëmi i shkaktuar nga vendosja e taksës për mallrat nga Serbia, nga 21 nëntori deri më 30 dhjetor arrin në 46.1 milionë euro, tha ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq

Ai për TV Pink shpjegoi se tani tregtia është ndalur pothuajse plotësisht.

Reklama e sponzorizuar

“Ka pasur më shumë ankesa nga bashkësia ndërkombëtare për të hequr taksat, por autoritetet e Kosovës vetëm radikalizuan situatën dhe sollën masa të reja”, tha Lajiq.

Sipas tij, Prishtina ka gjetur tregje të tjera, si për shembull grurë në Hungari dhe Kroaci, i cili është 10-15 euro më i shtrenjtë për ton se ai në Serbi.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se taksa ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Ndërkohë, që pala serbe ka kushtëzuar heqjen e taksës me vazhdimin e dialogut në Bruksel.