Sindikata e Punëtorëve kundërshton përfshirjen e RTK’së në Ligjin për Pagat

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e kundërshton ashpër përfshirjen e RTK-së në ligjin për pagat nga ana Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Kjo Sindikatë në një njoftim për media ka thënë se nuk ka asnjë praktikë të paktën në BE që mediumet publike të shndërrohen në mediume shtetërore.

SPERTK kërkon nga ky komision që menjëherë ta largojë RTK-në nga ligji për pagat dhe u bën thirrje partive politike ta miratojnë ligjin e ri të RTK-së, ligj ky i cili i siguron pavarësi financiare dhe zgjidh të gjitha nevojat e RTK-së”.

Reagimi i plotë i SPERTK:

Reklama e sponzorizuar

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së e kundërshton ashpër përfshirjen e RTK-së në ligjin për pagat nga ana Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Me këtë veprim ky komision RTK-në e ka shndërruar në medium shtetëror dhe duke i krahasuar gazetarët ngjashëm me shërbyesit civilë në Republikën e Kosovës. Sindikata kërkon nga ky komision që ta largojë RTK-në nga ligji për pagat sepse nuk kanë as bazë ligjore për këtë veprim sepse RTK ka ligjin e saj dhe statusi i RTK-së është Agjenci e Pavarur dhe me këtë rast ky komision ka bërë shkelje ligjore kur e ka përfshirë RTK-në në ligjin për pagat.

SPERTK pyet anëtarët e këtij komisioni të të gjitha partive politike të cilët vazhdimisht kanë thënë se RTK duhet të jetë i pavarur se me këtë veprim a e keni kthyer mediumin publik në atë shtetëror?

Nuk ka asnjë praktikë të paktën në BE që mediumet publike të shndërrohen në mediume shtetërore.

SPERTK kërkon nga ky komision që menjëherë ta largojë RTK-në nga ligji për pagat dhe u bën thirrje partive politike ta miratojnë ligjin e ri të RTK-së, ligj ky i cili i siguron pavarësi financiare dhe zgjidh të gjitha nevojat e RTK-së.

SPERTK nga java e ardhshme do të fillojë me protesta dhe po ashtu kërkon nga të gjithë kolegët tanë të na bashkohen në këtë protestë që mos ta lëmë RTK të kalojë nga mediumi publik në atë shtetëror.

Sinqerisht,

Kryesia e SPERTK-së

Prishtinë, 24.01.2018