Studentët sërish protestojnë për liberalizimin e vizave

Përfaqësueses të studentëve së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, sot protestojnë për të kërkuar liberalizim të vizave.

Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që t’u bashkohen.

Protestuesit do të takohen te Biblioteka Kombëtare, në ora 12:00.

Reklama e sponzorizuar

Studentët kanë protestuar edhe më herët duke kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.